
TIRANE- Policia ka hedhur poshtë sot pretendimet e deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj për falsifikim të kartave të identitetit më qëllim përdorimin e tyrë në zgjedhjet e së dielës.
Në reagimin e policisë thuhet se kartat janë të pajisura me elementë sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin e tyre.
Policia ka ftuar gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast që mund të evidentojnë, ndërsa i ka bërë thirrje deputetit Stërkaj që të dorëzojë në polici materialet që disponon.











