TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se procesi i grumbullimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore po kryhet normalisht dhe pa problem.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica tha se procesi ka flluar pas orës 19:00, ndërsa deri në këto momente janë dorëzuar rreth 2765 kuti votimi.
Kështu, nga Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë janë dorëzuar 106 kuti votimi, në Gjirokastër 280, Vlorë 263, Fier 140, Berat 287, Durrës 340, Elbasan 438, Korçë 232, Kukës 75, Lezhë 113, Dibër 286, Shkodër 205 kuti votimi.
Gjatë gjithë procesit zgjedhor policia ka ndërhyrë në 12 raste brenda qendrave të votimit, ndërsa jashtë qendrave të votimi janë shënuar rreth 7 ndërhyrje të policisë.
Policia e Shtetit thekson se po punon me shumë profesionalizëm dhe garanton mbarëvajtjen e procesit të grumbullimit e më pas numërimit të fletëve të votimit.
© Panorama.al











