“Policia është me ne!”- Ish luftëtari i UÇK-së thirrje forcave të rendit: Qëndroni në krah të popullit, jo të qeverisë! Nëse provokohet dhunë, do t’u kthehemi me të njëjtën monedhë

Jul 20, 2026 | 20:21

Ish-luftëtar i UÇK-së Meçan Zotaj, gjatë protestës së 51-të kundër qeverisë, iu drejtua efektivëve të Policisë së Shtetit dhe ushtrisë, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe të mbështesin kauzën e protestuesve dhe jo qeverinë.

Ai tha se protesta e zhvilluar para Parlamentit u përball me barrikada policore, por shtoi se, sipas bisedave që kishte zhvilluar me efektivë në terren, shumë prej tyre mbështesnin protestuesit.

“I kuptoj djemtë e policisë, që realizojnë detyrën e tyre, por besoni që, nga bisedat nga afër me policë të tillë, të gjithë ishin me ne. Të gjithë janë me ne. Policia është me ne. Jam i bindur se edhe ushtria, në bazë të betimit që kanë bërë për mbrojtjen e atdheut nga çdo e keqe, është me ne”, tha ai.

Zotaj paralajmëroi efektivët se protestuesit do të reagojnë nëse ndaj tyre ushtrohet dhunë.

“Nëse provokohet dhunë ndaj tyre, besoni që, pa dëshirën tonë, do t’u kthehemi në të njëjtën monedhë, ashtu si i jemi kthyer me revoltë tradhtive që ka bërë qeveria këto 13 vite dhe të tjerët para tyre”, deklaroi ai.

 

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Përshëndetje, qëndrestarë. Sot një grup burrash, grash e vajzash dolën në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar deputetët hajdutë. Dhe ata deputetë që vazhdojnë të mbështesin një qeveri gjenocidiale si qeveria e Edi Ramës. Ata nxjerrin përpara, për të ndalur protestën paqësore, bijë e popullit të veshur me uniformën e policisë për të bërë barrikadë.

I kuptoj djemtë e policisë, që realizojnë detyrën e tyre, por besoni që, nga bisedat nga afër me policë të tillë, të gjithë ishin me ne. Të gjithë janë me ne. Policia është me ne. Jam i bindur se edhe ushtria, në bazë të betimit që kanë bërë për mbrojtjen e atdheut nga çdo e keqe, është me ne.

Por dua t’i them edhe ushtrisë, edhe policisë, dy nga institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes, që atdheu nuk mbrohet nga masa në shesh duke numëruar numrat e masës në shesh. Atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë. Dhe të mbrosh atdheun nga tradhtia që bën kryeministri Edi Rama, nga vjedhja e tokave të qytetarëve dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj, kjo është detyrë mbi detyrat. Nuk ka të bëjë me numrin e protestuesve.

I falenderoj policët që erdhën me vrull nga urdhrat që kishin marrë, por gjatë bisedave e kuptuan situatën e vërtetë. Faleminderit, vazhdoni të qëndroni krah popullit, të silleni mirë me popullin, se populli do t’jua dijë vlerën edhe më shumë. Sepse ju jeni bij që garantoni sigurinë tonë, ne ju vlerësojmë dhe jemi me ju gjithmonë, të qëndrojmë bashkë në paqe dhe të rrëzojmë qeverinë kriminale.

Nëse provokohet dhunë ndaj tyre, besoni që, pa dëshirën tonë, do t’u kthehemi në të njëjtën monedhë, ashtu si i jemi kthyer me revoltë tradhtive që ka bërë qeveria këto 13 vite dhe të tjerët para tyre.

© Panorama.al

Te lidhura