UPDATE- Tensionohet situata jashte ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dhjetra simpatizantë të opozitës dhe deputet të Partisë Socialiste të Shqipërisë kane filluar te konfrontohen me policine, ne tentative per te hyre ne ambjentet e institucionit. Qe prej fillimit te mbledhjes se KQZ-se ne oren 17:00, deputetet socialist dhe simpatizante te kesaj force politike po qendrojne perpara KQZ-se, ku vazhdon shqyrtimi i fleteve te kontestuara, te hedhura ne kutine e gabuar.
Policia prej mëngjesit të sotëm vazhdon të jetë para ambienteve të KQZ-së për të mos lejuar hyrjen e deputetëve në institucion.
Gjate paradites situata jashte ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u tensionua se tepermi.
Militantet e PS-se, u konfrontuan fizikisht me punonjesit e policise, ne tentative per te çare rrethimin e per te hyre brenda oborrit.
Per te disaten here, militantet kanë tentuar të shtyjnë e të çajnë kordonin policor për të hyrë në oborr, por jane perballur me policine.
Ne krye te protestuesve, qe brohorasin vazhdimisht emrin e kreut te PS-se, Edi Rama vihen re deputetët PS, si Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Fatmir Toçi, Fatmir Xhafa, etj.
‘Blindohet’ KQZ, mblidhen militantë e deputetë
Ndërkohë që nisi mbledhja e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, në ambientet e jashtë të KQZ-se janë mbledhur shumë militantë të PS-së.
Forcat e shumta të policisë janë vendosur që para nisjes së mbledhjes, duke rrethuar godinën dhe portat hyrëse.
Njësoj si dje, në mes të militantëve dhe mbështetëse të tjerë kanë mbërritur deputetë të Partisë Socialiste, të cilët sërish edhe sot nuk do të lejohen të hyjnë në sallën e mbledhjes pasi nuk kanë autorizimin përkatës.
Forcat e policisë, nuk do të lejojnë futjen e personave të autorizuar në godinë.
© Panorama.al











