
Një polic i Distriktit të Kolumbisë ((D.C), i cili ka punuar si shoqërues në eskortën e motorëve për Shtëpinë e Bardhë, është pezulluar nga puna administrative, pasi ka bërë komente kërcënuese për jetën e zonjës së parë, Mishel Obama. Sipas “Washington Post”, oficeri u dëgjua të mërkurën të thotë se ai do të vrasë fillimisht zonjën e parë dhe më pas ka përdorur telefonin e tij për të nxjerrë në foto armën e zjarrit që ai ka thënë se do ta përdorte. Zëdhënësja e Policisë së D.C, Guendolin Kramp, tha mbi këtë rast se vetëm “ka pasur raportime mbi komente të papërshtatshme dhe ne po hetojmë natyrën e tyre”. Ndërsa oficerë që janë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur, thanë se ishte një shaka e keqe e bërë nga dikush që duket se dinte më shumë nga këto gjëra. Shërbimet Sekrete kanë njoftuar se do të njihen më nga afër me çështjen dhe do të vendosin mbi hapat e tjerë.











