Pol Gaskoin: Merrja 16 viza kokainë në ditë

Nov 9, 2011 | 9:33
Pol Gaskonj

Ish-lojtari i Kombëtares angleze, Pol Gaskoin, ka pohuar se ka qëndruar për 6 javë i mbyllur në dhomën e një hoteli ku thithte deri në 16 viza kokainë në ditë: “Cili ishte shkaku që degradova deri në atë farë pike? Ishte pikërisht droga”, – rrëfehet Gaza në një intervistë. “Unë kam jetuar vetëm për futbollin dhe, kur i dhashë fund karrierës, atëherë çohesha çdo mëngjes dhe pyesja veten: Po tani çfarë dreqin duhet të bëj?. Zgjidhja ishte të pija dhe drogohesha. Kujtoj se një herë kam qëndruar për 4 muaj me radhë pa ujë e ushqim dhe konsumoja në ditë 4 shishe uiski”.

© Panorama.al

Te lidhura