
POGRADEC- Tre fëmijë të kopshtit të fshatit Leshnicë në Pogradec të cilët u helmuan me “bar miu” janë jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga spitali rajonali Pogradecit, ku po marrin mjekimet e nevojshme fëmijët, bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së shpejtë tashmë fëmijët kanë dalë nga gjendja e rrezikshme.
Fëmijët janë të moshë 3 dge 4 vjeç. Ende nuk dihet se si kanë mundur të vihen në kontakt me helmin, pasi kujdesi i edukatorëve duhet të ishte maksimal, duke parë moshën e tyre.
Fëmijët janë dy djem dhe një vajzë, ku 2 prej tyre janë të së njëjtës familje, një motër e vëlla. Policia ka njoftuar se ka mbërritur në kopshtin e fshatit Leshnicë, ku dhe ka nisur hetimet.
© Panorama.al











