Po nxirrnin krom, vdes 29- vjeçari, 1 plagoset

Sep 11, 2011 | 10:20

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Përrenjas, ku një 29- vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa shoku i tij, 18 vjeç është plagosur rëndë.

Dashamir Logjini, 29 vjec, vdiq ndërsa bashkë me shokun e tij, Edison Myftari, 18 vjeç kishin hyrë në thellësitë e minierës së Katjelit për të vjedhur krom.

Dy të rinjtë kishin hyrë rreth 150 m në thellësi, ndërsa kanë qenë familjarët të cilët u kanë ardhur në ndihmë dy të rinjëve.

18- vjeçari është dërguar menjëherë për në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është majft e rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura