“Po mbyllen dyert e integrimit”- Berisha: U vodhën 90 mln euro me Tunelin e Llogarasë! Për të grabitur 90% të investimit, km i rrugës ndërtohet 20 mln

May 11, 2026 | 20:06

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij si çdo të hënë në foltoren me demokratët përpara Kryeministrisë.

berisha sali

Berisha vlerësoi demokratët që u ngritën në protestën e 8 majit, duke theksuar se ata po i dëshmojnë shqiptarëve dhe mbarë botës që nuk pajtohen me vjedhjet e qeverisë Rama.

Kryedemokrati shtoi se dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbyllen prej dyshes Rama-Balluku dhe vjedhjeve të tyre me tunelin e Llogarasë, rrugët kombëtare dhe Aeroportin e Vlorës.

Berisha: Po ngrihi ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin, mjerimin e tyre. Dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do e mbroni me çdo sakrificë. Kam një nderim të madhe për ju, për ata dhjetëra mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe u bënë pasqyra, morali i vërtetë i shqiptarit në të katër anët e kombit, katër anët e dheut.

Një ditë shiu të pandërprerë pas një terrori të gjithanshëm, shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë, dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor ndaj shqiptarëve, për të dëshmuar se janë shpresa e këtij vendi, elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët me përgjegjësinë më të lartë para vetes, familjes dhe vendit të tyre. Për ti përcjellë çdo shqiptari, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk ka asnjë orë legjitmitet, me këtë regjim që i shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Që për të grabitur zgjedhjet arreston në vit elektoral për të mbjellë terror lidershipin e opozitës. Nuk pajtohen në një narko diktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, duke shkelmuar konventën europiane të të drejtave të njeriut, duke shkelmuar kushtetutën e vendit. Kartën e OKB, të lirive dhe drejtave. Sjell në kafaz ish presidentin, ish kryeministrin për të thënë shqiptarëve se kur fus në kafaz këtë juve ju fus në varr. Ky është bastardi Koleka Rama. Ndaj dhe në mënyrë të përsëritur deklaroi se ka sjellë moralin kriminal të etërve në moralin e pushtetit të tij. Ju sigurisht ngrihi të pamposhtur, nuk pajtohi me një burracak, frikacak që rikthen në Shqipëri, skenat e 50 vjetëve më parë të luftës kundër kundërshtarit politik. Ndaj dhe ju mbushni bulevardin. Ju po shkruani një kapitull të ndritur të historisë kombëtare, se nuk pajtoheni kurrë me këtë vjedhje të tmerrshme, nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri për të mbrojtur vjedhjen pengon hetimin, nxjerr nga arresti i shtëpisë Lindën e AKSHIT. Nuk pajtoheni kurrë me akte të tilla, me vendimet e një krimineli që është i aftë të vendos gjithçka vetëm të shpëtojë lëkurën e tij. Ju po shkruani një kapitull dhe përfaqësoni ajkën e kombit.

Kjo betejë epike e juaja është betejë për vetë-ekzistencën e kombit, për të ardhmen e tij. Ne do e fitojmë këtë betejë.

Tuneli i Llogarasë janë vjedhur 90 mln euro, aeroporti i Vlorës për të vjedhur sa më shumë do ta shpallnin Aeroportin më të madh të Ballkanit. Të pafytyrë si këto nuk ka parë toka. Sepse vetëm për inate të shfazuari, përzë investitorë dhe gjobitet 120 mln euro. Sepse për të vjedhur 90% të investimit, km i rrugës ndërtohet me 20 mln euro. Në një kohë kur këtë vit, Greqia po ndërton përtej Kakavijës autostradë 4 mln euro km. Po përballeni me mafien më të rrezikshme të Europës dhe botës. Po përmbushni një mision të madh, historik. Po bëni gjithçka për Shqipërinë, po jepni djersën tuaj për të shpëtuar këtë vend.

Dyert e integrimit po i mbyll dyshja Rama-Balluku. Nuk e duan integrimin ata.

© Panorama.al

Te lidhura