“Po, ia dolëm!”- Kryeministri Rama reagon për Progres Raportin për Shqipërinë: Do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE

Nov 4, 2025 | 15:26

Menjëherë pas prezantimit të Progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera për gjetjet e vitit 2025, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë.

marta kos edi rama

Ishte kryeministri Edi Rama që ka reaguar pas publikimit të progres raportit vjetor, i lexuar nga komisionerja Marta Kos, që theksoi se Shqipëria ka bërë shumë hapa para, por ka ende rrugë drejt BE-së.

Rama me një postim në rrjetin X u shpreh se “ia dolëm” dhe se qeveria do të zbatojë reformat e kërkuara për anëtarësimin në familjen e madhe europiane.

“Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë përpara, me ritëm, së bashku”, shkruan ai në postim.

Dhë me poshtë vendos reagimin e komisioneres Kos:

“Shqipëria ka bërë përparim të paprecedentë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qarta europiane të shoqërisë së saj”.rama x

© Panorama.al

Te lidhura