SARANDE- Disa plumba rikoshet për pak sa nuk kanë rezultuar fatal për dy punëtore pastrimi në qytetin e Sarandës.
Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm janë plagosur shtetaset, Lefteri Ahmetaj, 45 vjeçe dhe Engjellushe Mata, 44 vjeçe të dyja punonjësë në sektorin e pastrimit të qytetit.
Burimet tregojnë se dy punonjëset janë plagosur nga disa pluma rikoshet në kohën që ishin në punë, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për gjetjen e burimit nga kanë ardhur plumbat.
© Panorama.al











