Plagosja e Mujës, pezullohet drejtori i burgut

Jun 5, 2012 | 12:11

Ministria e Drejtesise ka vendosur pezullimin nga detyra te drejtorit te burgut të Lezhës, Valentin Miri. Vendimi është marrë nga ministri Eduard Halimi dhe vjen nje dite pas ngjarjes se ndodhur ne burg, ku u plagos rende me kacavide Kleves Muja, kreu i komunës Rrethina në Shkodër, i arrestuar vetëm pak ditë më parë.

Krahas drejtorit ministria ka vendosur pezullimin nga detyra edhe te gjithë ekipit te sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse.

Ne kuader te masave eshte urdhëruar menjëherë hetimi i ngjarjes së rëndë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve.

Plagosja ndodhi dje ne paraburgim, ku kryekomunari u sulmua nga Xheladin Kruja, 33 vjeç.

 

© Panorama.al

Te lidhura