Policia e Tiranës ka vënë në pranga Saimir dhe Elvir Gjutën, në lidhje me vetëplagosjen e 18-vjeçares disa javë më parë në një nga dhomat e hotelit “Gjuta” në Sauk të Tiranës.
Mësohet se të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, i cili posedonte pistoletën që e dashura e tij u vetëplagos.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit Saimir Gjuta dhe Elvir Gjuta të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë”, thuhet ne njoftimin e policise.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg të dashurin e të resë. Togat e zeza vendosën se arrestimi i tij ishte i ligjshëm dhe lanë në fuqi vendimin që e lë atë në qeli për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje.
Nga ana tjetër, gjykata la në detyrim paraqitje mamanë e tij dhe xhaxhain e të riut të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që penojnë zbulimin e së vërtetës. 18-vjeçarja u gjet e plagosur me armë zjarri më 14 shkurt. Fillimisht i dashuri i saj u shpall në kërkim por më pas u arrit që të vendosej në pranga.
© Panorama.al












