Plagosi me thikë të bijën dhe kolegun e saj, lihet në burg 56-vjeçari! Çfarë deklaroi në gjykatë

Jan 28, 2026 | 14:55

Mikel Ndoji, 56-vjeçari që plagosi me thikë të bijën Xhensila Ndoj dhe kolegun e saj, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.

mikel-ndoj-750x450

Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

Më herët, në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, një dëshmitar rrëfeu se gjithçka ishte e planifikuar. Ai tha se Mikel Ndoj kishte fshirë dhe njollat e gjakut nga biçaku dhe më pas ishte larguar.

“Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga u fsheh. Nuk vura re asnjë traumë. E gjithë ngjarja ndodhi për 1 minutë. U zunë, u kapën, i goditi dhe ai më pas u largua. Presioni i vazhdueshëm që ai ushtronte, vinte e takonte….i thoshte vajzës; është e imja. Një herë tjetër që kaloi te zyra, indiferenca e gocës ishte evidente.

Ajo ishte situatë që është akumuluar. Është problem familjar i ndërthurur ndër vite. Ai ishte pa shtëpi dhe katandi dhe kjo pesha psikologjike që ka pasur, do e ketë çuar te kjo gjë. Ai nuk ka ditur që të komunikojë me vajzën e saj. Kjo ishte dinamika. Ne dëshmuam çdo gjë në polici. Ngjarja ishte e planifikuar, pasi ai erdhi te zyra dhe i nxori direkt biçakun.”, tha dëshmitari.

Njoftimi i Gjykatës 

  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim Mikel Ndoji, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 76 dhe 22, 79/c dhe 22, si dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Mikel Ndoji, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall në Durrës, sot më datë 28.1.2026.

© Panorama.al

Te lidhura