Plagosi me thikë dy persona, në kërkim 17 vjeçari

May 3, 2011 | 10:49

TIRANE- Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim nje 17-vjeçar, te akuzuar per plagosjen me thike te dy personave. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur ne Vore, ne afersi te shkolles 9-vjecare prane bashkise.

“Ka nisur proçedimi penal, për shtetasin A.H, 17 vjeç pasi dyshohet se gjatë ditës së djeshme në afërsi të shkollës 9 vjeçare pranë Bashkisë Vorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë të ftohtë thikë 21-vjeçarin Julian Gjoka dhe 23-vjeçarin Klodjan Kulli”- thone burimet e policise.

Sipas saj, të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

 

© Panorama.al

Te lidhura