EMRAT/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin, vihet në pranga pas një dite arrati autori, i arrestuari person precedent penal për vrasje

Oct 24, 2025 | 10:40

Pas një dite në arrati, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, autori i plagosjes së 48-vjeçarit, Mikel Xibro.

policia arrestim

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 51-vjeçari Ronald Lacej.

Ndërkohë është sekuestruar thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. I arrestuari rezulton person me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.

Ronald Lacej dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 48-vjeçarin, e ka goditur atë, me thikë.

I plagosuri Mikel Xibro ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.

Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura