Plagosi me armë pas sherrit 32-vjeçarin, kapet pas katër ditësh arratie autori i dyshuar! I sekuestrohet pistoleta dhe…

Nov 17, 2025 | 13:53

Katër ditë pas plagosjes me armë zjarri të një 32-vjeçari në Bulqizë, është lokalizuar dhe arrestuar autori i dyshuar i krimit.

pistoleta diber

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bënë sot (17 nëntor) me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan të dyshuarin H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm midis autorit dhe të plagosurit A.T., 32 vjeç, po nga Bulqiza. Gjatë konfliktit, H.B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi më 13 nëntor.

Si provë materiale është sekuestruar arma pistoletë me 5 fishekë, teksa vijon hetimi për fakte të tjera dhe mbledhje dëshmish. Akuza ndaj tij është vrasja e mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura