Plagoset me mjet prerës një person në Tiranë, paraqitet vetë në spital! Detajet e para

Feb 14, 2026 | 14:10

Një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës në Kamëz.

makine-policie

Ai është paraqitur vetë në ambientet e spitalit privat Hygeia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ai ka çarje në dorë dhe është jashtë rrezikut. Sipas asaj që ka deklaruar ai, është dëmtuar te kangjellat.

Megjithatë, pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe nëse personi po gënjen.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.

© Panorama.al

Te lidhura