Plagos me armë vëllanë, arrestohet nga policia

Sep 7, 2011 | 9:23

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar nje 37-vjeçar, qe akuzohet se ka plagosur me arme te vellane. Arrestimi eshte bere mengjesin e sotem dhe ne pranga ka perfunduar shtetasi Ardian Hamzallari.

“Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar për motive të dobëta vëllane e tij Sallten Hamzallari 44 vjeç”- thone burimet e policise.

Sipas saj, autori pas plagosjes e ka derguar te vellane ne spitalin e Pogradecit dhe më pas ka fshehur edhe automjetin dhe armën e krimit. Pas ndihmes se pare ne pogradec, i plagosuri eshte transportuar drejt Tiranes per mjekim më të specializuar.

Në ngarkim të 37-vjeçarit Ardian Hamzallari rendojne akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

© Panorama.al

Te lidhura