PL kërkon Komision Hetimor për rrugët e shembura, Blushi: Janë investuar 4 miliardë euro në infrastrukturë! Të zbulohet roli i institucioneve përgjegjëse

Mar 18, 2026 | 12:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar nismën për ngritjen e një Komisionit Hetimor mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në realizimin e investimeve publike.

tedi blushi

Kërkesa e 39 deputetëve të PD dhe PL i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas deputetëve kërkues, gjatë muajve të fundit, veçanërisht në shkurt 2026  janë evidentuar dëmtime të konsiderueshme në një sërë segmentesh rrugore në të gjithë vendin. Ndër akset më problematike përmenden Librazhd–Prrenjas, Qukës–Qafë Pllocë, Korçë–Ersekë, si dhe segmente të tjera si Tuneli i Llogarasë dhe Tuneli i Murrizit.

Një rëndësi e veçantë i jepet aksit Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, i konsideruar kyç për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Deputetët theksojnë se dëmtimet kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e qytetarëve, qarkullimin dhe ekonominë, ndërsa në disa raste kanë çuar në bllokimin e plotë të segmenteve rrugore.

“Gjate periudhes 2014-2025 jane investuar në infrastrukturen rrugore rreth 4 miliard euro nje vlere shume e larte e investimeve publike. Keto vlera te larta te perdorimit te parave te taksapaguesve jane nje detyrim i rendesishem per t’u mirembajtur dhe per te gjetur e analizuar gjithe faktoret e amortizimit te shpejte te tyre, me qellim rritjen e qendrueshmerise dhe rentabilitetit te investimeve sot dhe ne te ardhmen.

Në këtë kuptim, ngritja e këtij Komisioni Hetimor ka për qëllim që të zbardhë plotësisht të gjitha veprimet dhe mosveprimet institucioneve pergjegjese ne realizimin e veprave te tilla si dhe  nxjerrjen e rekomandimeve për organet kompetente që personat përgjegjës të marrin pergjegjesite perkatese ligjore, si dhe të merren masa e përshtatshme që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në shkresën drejtuar Kuvendit.

© Panorama.al

Te lidhura