Arjan Pisha, ish-kapiteni i Dinamos, ka deklaruar dje se kjo skuadër me të bashkë nuk do të rrezikonte sot “play-out”. “Megjithatë, edhe pse jam larg kësaj skuadre, mendoj se nëse drejtuesit do të japin pagesat, atëherë shpëton. Unë nuk dua të komentoj fjalët e trajnerit Mërgjyshi, edhe sepse nuk e ndiej pjesë të plotë të dështimit të Dinamos. Ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar në rënien e kësaj skuadre, që nga largimi i trajnerit Daja e deri te merkatoja e gabuar, sidomos në dimër. Për t’i hapur vendin një, apo dy lojtarëve, janë bërë gjashtë ndryshime pozicionesh në ekip. Megjithatë, unë jam dhe do të mbetem tifoz i kësaj skuadre, sepse kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Kthehem vetëm nëse ndryshojnë drejtuesit”, thotë Pisha.











