Pesëvjeçarja gjen fosilin 160 milionë vjeçar

Sep 13, 2011 | 11:31

Një vajzë pesëvjeçare ka zbuluar një fosil të rrallë, 160 milionë vjet të lashtë, duke gërmuar me lopatën e saj plastike afër një liqeni. Emili Baldri gjeti gurin e periudhës “Jurasic” në parkun e ujit “Cotswold Water” në Glaukestershajër, Britani. Fosili, të cilit ajo ia vuri emrin “Spajk”, është restauruar nga paleontologia Nevil Hollinguorth. “Jam shumë e lumtur që e gjeta dhe tani që shkëlqen më pëlqen më shumë”, tha Emili. Krijesa e fosilizuar e ujit, e cila është 40 cm në diametër, do të prezantohet në park për tri javë, e më pas Emili do ta marrë atë në shtëpi.

© Panorama.al

Te lidhura