Pesë ditë para zgjedhjeve, presidenti Begaj pret kreun e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR: Me rëndësi një proces i drejtë! Vota e diasporës, shprehje e vullnetit të lirë

May 6, 2025 | 11:39

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

begaj

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm. Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

© Panorama.al

Te lidhura