Qëllohet me armë xhaxhai, vdes nipi i tij 9-vjeçar

Jun 5, 2012 | 15:40
Foto Ilustruese

Një breshëri arme në drejtim të një automjeti ka shkaktuar vdekjen e një femije 9 vjeç dhe ka lenë të plagosur, xhaxhai e tij, që mësohet se ishte edhe objekti i sulmit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes mësohet se në drejtim të një automjeti është qëlluar me armë zjarri.

Për pasoje ka humbur jetën 9- vjeçari me inicialet J.LL që ndodhej brenda automjetit dhe është plagosur 62- vjeëari,  Muharrem Llanaj, xhaxhai i viktimës.

Sipas policise, xhaxhai ka qenë objekt i sulmit me armë nga dy persona, me të cilët kishte pasur një konflikt mbrëmjen e së hënes.

Policia ka identifikuar edhe dy te dyshuarit, Altin e Ditmir Shkreta qe mendohet se i kanë zënë pritë automjetit dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

© Panorama.al

Te lidhura