Rrjeti mediatik “Fox” ka njoftuar një marrëveshje për të blerë “Roku”, që e vlerëson kompaninë e transmetimit në rreth 22 miliardë dollarë, duke shënuar një nga bashkimet më të mëdha në industrinë e medias dixhitale dhe televizionit.
“Roku” është ndër kompanitë që ishin pioniere në kalimin e argëtimit televiziv në epokën e transmetimit, duke sjellë platforma si Netflix dhe YouTube në televizione nëpërmjet pajisjeve të dedikuara dhe televizorëve inteligjentë.
Modeli i biznesit të “Roku” bazohet kryesisht në të ardhurat nga reklamat dhe abonimet nga aplikacionet e transmetimit që operojnë në platformën e saj.
Reklamimi është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave të kompanisë.
Në tremujorin e parë, të ardhurat nga reklamat arritën në 613 milionë dollarë, një rritje prej 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
© Panorama.al












