Përplasi aksidentalisht për vdekje 43-vjeçarin në guroren e Dajtit, arrestohet fadromisti!

Mar 12, 2026 | 15:39

Aksidenti me pasojë vdekje në një gurore në zonën e Dajtit, ka çuar pas hekurave një 56-vjeçar të dyshuar.

policia ambulanca

Policia e Tiranës njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestuan I. Ç., për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka ndodhur kur i dyshuari gjatë punës në një subjekt guroreje, ka përplasur aksidentalisht me mjetin e punës tip fadromë punëtorin A. Xh., 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes mbrapsht të mjetit të rëndë, ndërsa përplasja i ka shkaktuar plagë të rënda 43-vjeçarit, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura