VIDEO/ Përplasen tre kamionë dhe një furgon transporti në Qafë-Plloçë, aksidenti shkakton vështirësi në qarkullim

Mar 18, 2026 | 14:57

Një aksident, në të cilin u përfshinë tre kamionë dhe një furgon transporti, është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në Qafë-Plloçë. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në spitalin e Pogradecit janë dërguar për kontroll mjekësor njëri rpej drejtuesve të automjeteve dhe disa persona të tjerë.

Aktualisht në segmentin rrugor ku u shënua aksidenti është vështirësuar qarkullimi ndërsa njëri prej kamionëve transportonte lëndë djegëse.

Aktualisht qarkullimi është devijuar në një Bypass të improvizuar pranë një karburanti. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po merren me orientimin e trafikut dhe me zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura