Përmet, 100 anëtarë të PS-së kalojnë tek LSI

Nov 13, 2011 | 17:26

PERMET- Lëvizja Socialiste për Integrimin në Qarkun e Gjirokastrës vijon ristrukturimin e degëve lokale në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Gjatë fushatës për anëtarësime të reja të LSI-së në këtë qark, janë bashkuar edhe pjestarë të Partisë Socialiste.

Gjatë një takimi të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrimim për rrethin e Përmetit, rreth 100 anëtarë të Partisë Scialiste kanë deklaruar largimin nga kjo forcë politike për t’ju bashkuar LSI-së.  Sipas Erjon Jaçes, kryetar i strukturave të PS-së në komunën Dishnicë, 10 organizata socialiste janë shkrirë dhe rreth 100 anëtarët e tyre i janë bashkangjitur Lëvizjes Socialiste për Integrim.

I pranishëm në këtë organizim deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo është shprehur se kjo forcë politike vijon forcimin e strukturave organizative dhe politike me qëllim konsolidimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Piro Nase

 

© Panorama.al

Te lidhura