Përmbytjet nga moti i keq, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Jan 8, 2026 | 13:48

Kryeministri Edi Rama do të mbledh nesër Komitetin e Emergjencave. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet që kanë prekur vendin ditët e fundit.

permbytje

Prej tre ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante. Ndërkohë sot janë urdhëruar evakuimi për banorët në Novoselë, Vlorë e Fier si dhe në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.

© Panorama.al

Te lidhura