Përmbytjet,Bashkia:Po punojmë për normalizimin

Jun 5, 2012 | 10:18

TIRANE- Permbytje ne shume rruge e zona te kryeqytetit si pasoje e nje shiu te dendur.

Bashkia e Tiranes ka njoftuar se prej mengjesit ka nisur punen per normalizimin e situates problematike te krijuar.

Ne nje reagim per mediat bashkia ka bere me dije se ka mobilizuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 2 të Ujësjellës – Kanalizimeve dhe  operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet. Po kështu, po bashkëpunohet me Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më problematike.

Në rrugët e Tiranës janë vendosur rreth 150 policë bashkiake dhe 20 mjete, ndërkohë që Policia e Rendit ka përforcuar shërbimet e saj në zonat problematike, ka shtuar patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, pasi rreshjet e shumta kanë bërë të mundur që një numër semaforësh të jenë jashtë funksionit. Njëkohësisht është devijuar qarkullimi i mjeteve, në rrugën “Don Bosko”.

Situata më problematike nga rreshjet paraqitet kryesisht në rrugën “Don Bosko”, në “Kombinat”, tek rruga “Hoxha Tahsin”, në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit.

© Panorama.al

Te lidhura