Përleshje në mes të Athinës, plagosen rëndë me thikë shqiptari dhe i mituri rus, autori arratiset! Njëri në gjendje kritike për jetën

Dec 21, 2025 | 22:01

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë.

vrasja greqi

Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në mes të rrugës, në rrethana dhe motive ende të panjohura.

Një i mitur nga Rusia dhe një shqiptar u dërguan në Spitalin Evangelismos me plagë thike, ndërsa autori i krimit që dyshohet se i plagosi të dy personat, raportohet se është në kërkim.

Njëri nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, me lëndime në bark, sipas ERT-së greke.

Rreth orës 19:30 të së dielës, (21 dhjetor), policia u informua nga banorët se dy personat e plagosur ndodheshin në rrugën Acharnon nr. 271, “në mes të rrugës”, kur ndodhi konflikti.

Nuk ka detaje nëse konflikti ka ndodhur mes grupeve rivale apo ka qenë një grindje e çastit për motive të dobëta, teksa hetimet janë ende aktive.

© Panorama.al

Te lidhura