Përjashtimi i deputetëve të PD nga Kuvendi, Flamur Noka: Masat ndëshkuese u dhanë me urdhër të Ergys Agasit dhe Suel Çelës! Ne nuk stepemi

Dec 23, 2025 | 11:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se përjashtimi i 6 deputetëve, mes të cilëve edhe ai, me 30 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, u dhanë me urdhër të Ergys Agasit dhe Suel Çelës.

Sipas tij, socialistët janë të shqetësuar nga protesta e djeshme e tyre para kryeministrisë.

“Mbrëmë me vërshimin e qytetarëve kundër narkosit kanë marrë një mesazh, ndaj janë të shqetësuar.”, tha ai.

Flamur Noka: Çdo njeri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa të propozuara nga Agasi, Çela dhe Troplinët dhe të zbatuara nga ushtarët e tyre në pushtet janë mbi ata deputetë e burra e gra që kanë qenë të pakompromis në betejën ndaj krimit dhe karteleve.

Gysi dha urdhër, kjo tregon se ne jemi në misionin e duhur dhe që urdhrat e tyre nuk e stepin opozitës në çdo të jemi përballë deri në çmontimin e tyre. Mbrëmë me vërshimin e qytetarëve kundër narkosit kanë marrë një mesazh, ndaj janë të shqetësuar.

Masat e propozuara nga Gysi e Sueli, opozita nuk ndalet po vetëm përfaqësohet. Gysi flet me kapon, ndan edhe tenderat dhe kush do të jetë armik i pushtetit. Shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit”. 

6 deputetët e përjashtuar me 30 ditë për kaosin në Kuvend:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Klevis Balliu

5-Flamur Noka

6-Elda Hoti

Socialistët u treguan të butë me 23 deputetë të tjerë, përfshirë Sali Berishën dhe Gazment Bardhin.

© Panorama.al

Te lidhura