Përfundon samiti trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dhabi, media: Pati disa rezultate! Kur pritet të mbahet takimi i radhës

Jan 24, 2026 | 15:16

Bisedimet dy ditore midis delegacioneve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Abu Dhabi kanë përfunduar, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, megjithatë pa bërë ndonjë njoftim zyrtar për përmbajtjen e tyre.

samiti tre palesh shba rusi ukraine

Sipas gazetarit të medias amerikane Axios, Barack David, diskutimet mes palëve ishin pozitive dhe konstruktive, duke cituar zyrtarët ukrainas. Sipas të njëjtit burim, është vendosur të mbahet edhe një takim tjetër javën e ardhshme përsëri në Abu Dhabi.

Në të njëjtën kohë, pala ruse po shpreh gatishmërinë për të vazhduar dialogun në një kontekst tjetër. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse i tha RIA Novosti se Moska mbetet e hapur për të vazhduar bisedimet me Ukrainën në Stamboll.

“Ne mbetemi të hapur për dialog dhe e vlerësojmë veçanërisht mikpritjen e Turqisë. Topi është në fushën e Ukrainës”, tha një zyrtar rus.

Siç raportoi më parë Reuters, bisedimet filluan dje në mesditë dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura.  Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua të premten.

Një zyrtar i qeverisë amerikane tha për NBC News se kontaktet ishin “produktive”, megjithatë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi pikat e konvergjencës ose mosmarrëveshjet midis palëve.

© Panorama.al

Te lidhura