Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë. Ashtu sikur se ishte paralajmëruar, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00.
Qytetarët patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave.
Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.
Rezultatet paraprake priten të publikohen gjatë mbrëmjes ose në orët e para të mëngjesit.
Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.
Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15: 00 32.32 për qind.
Sakaq KQZ-ja siguroi se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.
Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.
Në këto zgjedhje, me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhje qytetarët mund të votonin deri në 10 kandidatë për deputetë.
© Panorama.al











