“Po, jam në lidhje serioze me Katerinën, është zyrtare lidhja ime, është një vajzë që unë e dua dhe lidhja ime me të është një dashuri e vërtetë. Jemi njohur në një diskotekë në Melbourne prej 3 muajsh dhe kjo ndodh pas një kohe të gjatë që isha single. Takova një vajzë që më bëri përshtypje në të gjitha anët: karakteri, thjeshtësia, bukuria dhe karizma, siç është një fjalë e vjetër në anglisht (The Worlds it’s in rash, but I waited to be prefaced), kështu që tek Katerina gjeta një gjë perfekte që na solli një dashuri të pastër dhe mbi të gjitha jemi shumë shokë dhe kemi mjaft gjëra të përbashkëta”, ishin këto fjalët me të cilat modeli shqiptar, Alessio Alia, i bëri gjatë një rrëfimi për gazetën ‘’Panorama’’ për dashurinë e tij me modelen, Katerina Deliyiannis, nga mesi i muajit korrik të vitit të kaluar. Dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 muaj, pasi modeli Alia tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Katerinën vetëm 6 javë më parë, duke ngelur me Katerinën miq. Madje ata të dy vazhdojnë të mbajnë ‘’friends’’ njëri-tjetrin në facebook, fotot nëpër shëtitje që i kanë bërë ngelin në profile, kurse Alessio ka ndryshuar statusin në ‘’single’’ dhe Katerina vazhdon ta mbajë ‘’in a relationship’’. I kontaktuar nga gazeta, modeli shqiptar dha sqarimin e tij rreth ndarjes, duke thënë se janë gjëra që ndodhin në çift. Edhe pse me Katerinën ëndërronte shumë gjëra, siç duket Alessio nuk ka mundur t’i realizojë. Ndoshta në ndonjë lidhje të radhës…











