Juela Meçani, një ish-miss dhe tashmë këshilltare politike pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ka firmosur vendimin e Gjykatës së Tiranës për divorcin nga bashkëshorti Dritan Haxhiraj. Vendimi për zgjidhjen e marteses ligjore pa faj midis paditëses Juela Mecani dhe të paditurit Dritan Haxhiraj është shpallur më 5 qershor, ndërkohë që ushtrimi i përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën e tyre, Noemi Haxhiaj, i datëlindjes 18.01.2005, i është lënë Juela Meçanit. Sipas këtij vendimi, gjykata i jep “të drejtën të paditurit Dritan Haxhirajt, që të takohet me fëmijën e tij Noemi dy herë në vit për pushime, ndërkohë që ai detyrohet të paguajë për fëmijën një detyrim ushqimor në masën 15.000 lekë në muaj”. Juela Meçani e jetoi martesën e saj në Itali, ndërkohë që vitet e fundit nisi një jetë larg bashkëshortit me rikthimin e saj në Tiranë, pasi filloi punë si këshilltare në Kryeministri. Ajo ngriti padinë për divorc më 23 nëntor të vitit të kaluar e ndërsa që problemet me ish-bashkëshortin kishin filluar më parë.











