Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje të sipërme në Lushnje. Ngjarja mësohet se është shënuar këtë të premte, rreth orës 12:00, ndërsa flakët kanë prekur vetëm aneksin e shtëpisë dykatëshe.
Zjarri ka djegur plotësisht orenditë shtëpiake që ndodheshin në aneks.
Dy mjete të zjarrfikësve të Lushnjes kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar zjarrin duke mos lejuar përfshirjen e banesave të tjera përreth.
Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve, kanë qenë dhe shërbimet e policisë së komisariatit Lushnje të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
© Panorama.al


![nagelsman]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2026/07/nagelsman1-300x194.jpg)









