Përfshihet nga flakët gjatë natës një automjet në Korçë, shkrumbohet plotësisht

Feb 28, 2026 | 8:31

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec, në Korçë.

makina ne flake

Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

 

© Panorama.al

Te lidhura