“Përdorimi i forcës nuk sjell stabilitet”- Dhuna ndaj protestuesve para Parlamentit, strategjisti izraelit ‘shuplakë’ Ramës: Më kujton Maidan në 2014!

Jul 3, 2026 | 10:04

Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.

edi rama David Zaikin

Në postimin e tij platformën X, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.

“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it. Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.

Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas protestës në kryeqytet, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së Parlamentit.

47

© Panorama.al

Te lidhura