Kristiano Ronaldo nuk mundi ta fshihte zhgënjimin e tij pasi u zëvendësua gjatë fitores së Portugalisë ndaj Kroacisë në Kupën e Botës.
Ekipi i Ronaldos fitoi 2-1 pasi kundërshtarëve të tyre iu mohua një gol barazimi në kohën shtesë në skena dramatike dhe ylli i Al Nasr mund ta shikonte ndeshjen vetëm nga stoli.
41-vjeçari kishte luajtur çdo sekondë të Kupës së Botës derisa Roberto Martinez vendosi ta zëvendësonte atë gjatë minutës së 81-të. Veterani u tërhoq dhe ndaloi përpara se të pranonte vendimin, duke treguar më shumë se një shenjë zhgënjimi me zgjedhjen e trajnerit të tij.
MOMENTI I ZËVENDËSIMIT TË RONALDOS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












