Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se epidemia e hantavirusit, e cila preku pasagjerët në një anije turistike, ka mbaruar.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kontakti i fundit i një personi të ekspozuar ndaj hantavirusit në bordin e “Hondius” u lirua nga karantina, rezultoi negativ dhe u kthye në shtëpi.
“Që nga 25 maji, nuk janë raportuar raste të reja dhe “OBSH-ja konsideron se epidemia e hantavirusit ka mbaruar”, tha ai.
Epidemia që infektoi disa persona dhe vrau tre të tjerë u shkaktua nga virusi i Andeve, një lloj i rrallë i hantavirusit. Më shumë se 650 kontakte u identifikuan dhe u ndoqën nga autoritetet në 33 vende.
Hantavirusi zakonisht përhapet nga brejtësit, dhe njerëzit infektohen duke thithur ajër të kontaminuar me grimca virusi nga urina, jashtëqitjet ose pështyma e tyre.
Simptomat mund të përfshijnë ethe, lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh, dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe gulçim.
Ato zakonisht shfaqen midis dy dhe katër javëve pas ekspozimit ndaj virusit, por mund të ndodhin më shumë se një muaj më vonë, prandaj periudha e izolimit për udhëtarët ishte kaq e gjatë.
© Panorama.al












