Në muajt e parë të vitit të kaluar ishte krijuar një konflikt mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një organizatori të koncerteve në shtetet skandinave, kohë kur Dafina ishte nën menaxhim të ish të dashurit, Krenar Cocaj dhe kishte aranxhuar disa koncerte në Danimarkë e Suedi. Njërin nga koncertet e kishte realizuar, por për koncertin tjetër, edhe pse kishte marrë të hollat prej 2.500 eurosh, ajo nuk ishte paraqitur në koncert, duke dhënë arsyen se kishte pasur disa probleme familjare. Me këtë rast, organizatori kishte reaguar duke kërkuar llogari nga këngëtarja, pasi koncerti ishte paralajmëruar dhe ai kishte dalë si gënjeshtar para publikut, kur kishte premtuar të sjellë Dafinën atje. Pas disa javësh filluan edhe akuzat mes këngëtares dhe organizatorit se kush i ka borxh kujt, pasi këngëtarja thoshte se paratë i kishte marrë, por nuk duhej t’i kthejë asgjë askujt. Por siç duket, tani ajo mendon ndryshe. Dafina këtë borxh do ta kthejë, por si? Me ndryshimet që pësoi në jetën private dhe në atë menaxheriale, këngëtarja tashmë ka një menaxher të ri, kurse për të dashur nuk flitet ende. Me këtë rast, pas disa muajve Dafina do të perfomojë në disa shtete skandinave në koncerte, por falas, për të shlyer borxhin prej 2.500 eurosh











