“Për shqiptarët Gjermania është vendi mik”- Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Vendi juaj, mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian

May 7, 2025 | 10:52

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

bajram begaj

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, – shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.

© Panorama.al

Te lidhura