Për herë të parë, NASA “evakuon” Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor! Ja arsyeja

Jan 9, 2026 | 11:10

Në një veprim të rrallë, NASA njoftoi se po e ndërpret para kohe një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe po i kthen urgjentisht astronautët e saj në Tokë, pasi një anëtar i Ekuipazhit 11 ka përjetuar një “problem mjekësor” që nga e mërkura.

agjensia e nasas

Agjencia hapësinore amerikane tha të enjten se ekuipazhi prej katër anëtarësh SHBA-Japoni-Rusi do të kthehet në Tokë në ditët në vijim, më herët se sa ishte planifikuar.

Anëtarët e Ekuipazhit 11 janë astronautët amerikanë Zena Cardman dhe Mike Fincke, astronauti japonez Kimiya Yui dhe kozmonauti rus Oleg Platonov. Katër astronautët kanë qenë në stacionin hapësinor që nga gushti dhe ishin planifikuar të ktheheshin këtë vit, rreth majit.

Agjencia hapësinore nuk e përmendi emrin e astronautit ose problemin mjekësor, duke përmendur privatësinë e pacientit, i cili është “në gjendje të qëndrueshme brenda laboratorit hapësinor të ISS-së”.

Siç u tha nga Dr. James Polk, zyrtari kryesor i shëndetit dhe këshilltari mjekësor i NASA-s, “kjo nuk është një situatë emergjente”, por një vendim paraprak për shëndetin e anëtarit të sëmurë të ekuipazhit.

Korpusi i astronautëve të NASA-s ruan konfidencialitet të rreptë në lidhje me çështjet mjekësore në ISS, dhe astronautët rrallë i pranojnë ose i përshkruajnë publikisht sëmundjet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura