Pep Guardiola i befason të gjithë, merr vendimin e papritur para duelit të Champions-it ndaj Real Madridit

Mar 16, 2026 | 16:16

Në një vendim të pazakontë para ndeshjes së kthimi të 1/8-ave në Champions, Pep Guardiola anuloi stërvitjen e Mançester Sitit dhe vendosi të përgatisë përballjen ndaj Real Madrid duke u dhënë lojtarëve një ditë pushim.

guardiola

Skuadra angleze kishte punuar të dielën në ambientet e saj, por stërvitja klasike një ditë para ndeshjes që zakonisht përfshin edhe 15 minuta të hapura për median nuk u zhvillua fare.

Guardiola e kishte përdorur këtë masë edhe para ndeshjes kundër Borusia Dortmund në muajin nëntor dhe rezultati e justifikoi taktikën: fitore 4-1 për ekipin “citizen”, një rezultat që Siti do ta nënshkruante edhe ndaj Real Madridit për të çuar sfidën në kohën shtesë.

Megjithatë, kjo nuk është praktikë e zakonshme për skuadrat e Champions-it. Zakonisht ekipet angleze stërviten në ambientet e tyre si kur luajnë në shtëpi ashtu edhe kur janë mysafirë, duke hequr dorë shpesh vetëm nga stërvitja në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Por të mos stërvitesh fare një ditë para ndeshjes është diçka që tërheq vëmendje, pasi nuk është praktikë e zakonshme as në Champions dhe as në kampionate.

Ajo që do të bëjë Guardiola është konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes, ku do të shoqërohet nga kapiteni Bernardo Silva. Ndërkohë, Real Madrid do të shkojë pasdite në stadiumin Etihad Stadium si për konferencën për shtyp ashtu edhe për stërvitjen e fundit para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura