Pensionet, 118 ushtarakët që do të marrin paratë

Sep 20, 2011 | 11:30

Plot 118 ish-ushtarakëve u është lidhur tashmë pensioni nga data 19 shtator nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas marrjes së dokumentacionit të plotë dhe llogaritjes së përfitimit.ISSH-ja ka publikuar së fundmi listën me qytetarët e fundit përfitues dhe gazeta boton sot të plotë këtë listë. Pjesa më e madhe e pensioneve të lidhura janë pensione suplementare pleqërie, si dhe pensione të parakohshme, ndërsa qytetarët që kanë përfituar i përkasin më së shumti Tiranës, Elbasanit dhe më pak Fierit dhe Korçës. Sakaq, nga ana e ISSH-së është po vijohet me punën për llogaritjen dhe lidhjen e pensionit për të tjerë ushtarakë. Tashmë ndarja e përfitimeve për këtë kategori ka muaj që ka filluar dhe, nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë publikuar në mënyrë periodike listat e përfituesve, por herë pas here është shfaqur një ngërç në ecurinë e punës. Sipas ISSH-së, një pjesë e mirë e këtij ngërçi është shkaktuar sidomos nga vonesat në ardhjen e dokumentacionit nga institucionet përkatëse dhe kjo ka ndikuar sidomos tek kategoria e atyre që kanë kërkuar rillogaritje të pensionit. Për këtë kategori vonesat në ardhjen e dokumentacionit në drejtoritë rajonale të ISSH-së kanë bërë që ritmi i punës të mos jetë i njëjtë, sikurse për kategoritë e tjera. Nga ana e ISSH-së saktësohet se ushtarakët që kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe ish- ushtarakët që janë në pension e kanë përfituar pension suplementar pleqërie, kanë të gjithë nevojë për vërtetime nga institucionet ku kanë punuar. Kjo lind si nevojë e dokumentacionit të pakët që kanë dërguar strukturat e linjës pranë ISSH-së, të cilat në disa raste cilësohen edhe si të “papërfillshme”. ISSH-ja që nga kalimi i ligjit për pensionet e ushtarakëve ka filluar me përllogaritjet për secilën kategori dhe do të duhet ende kohë që të ndahen përfitimet për të gjithë ish-ushtarakët. Nga ana e Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, llogaritet që nga ligji për pensionet e kësaj kategorie të përfitojnë plot 22 mijë ushtarakë.

Per te pare tabelen e plote te pensioneve atehere klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura