Pele: Nejmar, njësoj si Mesi dhe Maradona

Nov 9, 2011 | 9:34
Nejmar, talenti brazilian i Santosit

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i ka thurur elozhe talentit të Santosit, Nejmar, duke vënë “bast” madje se ai do të lërë gjurmë të paharrueshme në historinë e futbollit. “Flitet gjatë gjithë kohës për Mesin apo Maradonën. Mirëpo ne kemi Nejmarin. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe një futbollist që do të lërë gjurmë të paharrueshme në futboll. Është i një niveli me Mesin dhe Maradonën”, deklaroi Pele. “Santosi po kalon një periudhë të artë, pasi po rrit futbollistë me një të ardhme të jashtëzakonshme. Jemi shumë krenarë për këtë”.

© Panorama.al

Te lidhura