Pele: Jam njeri me tri zemra, jam i hapur për çdo shans

Nov 10, 2011 | 14:48

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele, ka përjashtuar sërish spekulimet se ai merr pilula “Viagra”, për të “karikuar bateritë” jashtë fushës së lojës, – raporton tabloidi britanik “Daily Mirror”. Pele, tani 71 vjec, ishte një nga figurat e famshme të shfaqjes reklamë të Viagra-s, në vitin 1998, kujton tabloidi, duke shtuar se ylli i futbollit ka thënë se ai vetë nuk ka nevojë për ndonjë gjë stimuluese për të kryer marrëdhënie seksuale. I pyetur nëse ai e ka përdorur ndonjëherë këtë ilaq, Pele ka treguar se misioni i tij në reklamën përkatëse ishte promovimi i Viagra-s për ata që kanë nevojë për të, ndërsa vetë s’ka pasur kurrë nevojë për një “recetë” të tillë. Ai ka shtuar se është me fat që të mos ketë qenë i varur nga pilula blu, teksa rrezaton kryelartësi për jetën e tij seksuale. Një pohim të tillë idhulli i futbollit botëror, imazhi i reklamës për Viagra-n, e ka përforcuar edhe gjatë prezantimit të biografisë së tij “Primeiro Tiempo” (Pjesa e parë), ku ka saktësuar se “kur dikush është mirë nga koka, nuk ka nevojë për Viagra”. Pele, që ka shtatë fëmijë dhe është ndarë dy herë, tha se është më i fuqishëm se pornostari brazilian Kid Bengala. “Jam njeri me tri zemra, jam i hapur për çdo shans”. Duke lënë të kuptojë se edhe në këtë moshë nuk i hyn në punë stimuluesi i quajtur Viagra.

 

© Panorama.al

Te lidhura