Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chountis, tha sot ne fjalen e tij ne PE se zgjedhjet ne Shqiperi, jo vetem qe nuk zgjidhjen problemet dhe krizën politike, por ato i hodhen më shumë benzinë zjarrit.
“BE duhet ta mbajë të hapur ftesë për Shqipërinë. Por duhet bërë shumë progres. Ne duhet tu themi partive se dhe të kenë dialog me njeri-tjetrin. Zgjedhjet lokale nuk e kaluan krizën ato i hodhën benzinë zjarrit”, tha eurodeputeti grek.
Sipas tij, eshte e rendesishme qe procesi elektoral ne Shqiperi te thjeshtohet, pasi gjithmone si po ndodh ne Shqiperi rezultatet kontestohen.
Sipas tij, nje situate e tille mund te pasohet nga probleme ekonomike. “Mund të ketë probleme ekonomike, sepse Shqipëria do të paguajë pasojat e krizës ekonomike, siç kanë vendet e tjera si Greqia”, tha ai.
© Panorama.al











