PDIU: Në Tiranë, panteoni i madh i shqiptarëve

Nov 28, 2011 | 13:00

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar sot ngritjen e panteonit të madh të shqiptarëve në mes të Tiranës. Duke folur gjatë festës së organizuar prej partisë që drejton, Idrizi i ka bërë apel politikës për ngritjen e memorialit të të gjithë shqiptarëve në kryeqytet.

“Të ngremë memorialin e gjithë shqiptarëve në Tiranë. Ne nuk mund ti lëmë vëllezërit Frashëri nga Liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. Propozojmë që në mes të Tiranë të ngrihet panteoni i gjithë shqiptarëve, si dhe bëjmë thirrje të punojmë për bashkimin e gjithë trojeve aty ku i ka dhënë zoti”- tha ai.

Sipas Idrizit, sot është një ditë e madhe kuqezi dhe të gjithë trevat shqiptare janë veshur me simbolet e kombit kuqezi.

© Panorama.al

Te lidhura